Teksa shikon këto imazhe të rikujtohet Shqipëria e dikurshme, kur gratë iu duhet të punonin nga mëngjesi deri në dark dhe sikur të mos mjaftonte kjo gjatë kthimit për në banesë detyroheshin të ngarkoheshin dhe me dru.
Megjithatë edhe pse vitet kanë ecur vështirësitë e grave nuk janë pakësuar.
Pavarësisht se jetojmë në vitin 2017, ku në botë flitet për robot që do tiu lehtësojnë punën njerëzve, në Veri të Shqipërisë gratë ende bëjnë punën e "kafshëve", ku siç shihet edhe nga fotoja kësaj gruaje i është dashur ti mbaj mbi shpinë drunjtë.
Dita ditës nga qeveria flitet për rritje ekonomike, por kjo rritje ende nuk është reflektuar në këto zona, të cilat ende janë në luftë për mbijetesë.
Kjo foto është fotografuar në afërsi të fshatit të Tamarës në njësinë Kelmend të Malësisë së Madhe nga Shkodranews.