INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Me dy gishta lart’, protestuesi hipën në ballkonin e Kuvendit, policia e shoqëron brenda

‘Me dy gishta lart’, protestuesi hipën në ballkonin e Kuvendit, policia e shoqëron brenda

Publikuar më: 19:48 02-06-2019

Protesta e opozitës prej 2 orësh tashmë vazhdon e palodhur përpara Kryeministrisë.

Me një skenografi të veçantë, sloganin “Rama Ik” dhe reshjet e shiut, opozita nuk dha asnjë sinjal për tërheqjen nga kauza e tyre, duke kërkuar largimin pa kushte të kryeministrit Rama.

Mirëpo një protestues ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të protestuar. Ai ka hipur në ndërtesën e kryesisë së Kuvendit, është ulur këmbëkryq dhe ka ngritur dy gishtat lart duke përshëndetur protestuesit e tjerë.

Por më pas ‘’BalkanWeb” raporton se ai është tërhequr dhe është futur nga dritarja në zyrat e Kryesisë së Kuvendit.

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781