Para pak ditësh doli projekti më i ri muzikor latin nën titullin “Taki Taki”. Yjet e muzikës si Dj Snake, Cardi B, Selena Gomez dhe Ozuna bashkuan forcat për të publikuar këtë këngë vetëm në versionin audio dhe me siguri pritet të sfidojë fuqishëm “Despaciton”.
Të gjithë janë kuriozë për të ditur kuptimin e kësaj fjale. Në një video të postuar nga prapaskenat e klipit që do publikohet së shpejti, Cardi B dhe Ozuna kanë sqaruar se “Taki Taki” është një lloj kërcimi.
Sipas reperes, “Latinët krijojnë shpesh fjalë të tilla për një kërcim që e ndjejnë dhe kërkojnë t’ia transmetojnë publikut”.