Më e bukura e Kosovës për këtë vit mban emrin Camila Barraza.
Do thoni ju, po ky nuk është një emër shqiptar? Në fakt as bukuroshja e përzgjedhur si "Miss Kosova 2016" nuk është e tillë. Brunia bukuroshe është një modele me origjinë argjentinase. Nuk e dimë se çfarë rregullash praktikohen në këtë kompeticion të organizuar nga Klan Kosova, por duket se Camila ia ka dalë të lërë pas 14 vajzat shqiptare në garë. Por a është e drejtë që një shtet i ri si Kosova të përfaqësohet në "Miss Universe" me një bukuroshe jo shqiptare? Hmmm vallë të kenë mbaruar vajzat e bukura në Kosovë? Apo ndoshta kjo është thjesht një mënyrë e zgjuar diplomatike që shtete si Argjentina të njohin pavarësinë e Kosovës? Shumë pyetje, pak përgjigje. Vetëm koha do të na e tregojë!