Ishte një prej dasmave më të shumëpritura dhe të komentuara.
Dasma e Elitës dhe Gjikos na vodhi vëmendjen me çdo detaj që zbuluam prej saj.
Elita, si një princeshë përrallash na mahniti me zgjedhjen e fustanit të bardhë dhe look-un e saj të sofistikuar.
Por duket se jo vetëm Elita paska qenë princesha e mbrëmjes.
Edhe dikush tjetër e ka merituar këtë titull po aq sa ajo, dhe ka qenë pikërisht mbesa e saj e vogël, Nina.
Në një video të postuar në Instastories, Elita na ka shkrirë të gjithëve zemrën me videon e ëmbël ku duket teksa bisedon me Ninën.
“Kush ishte princesha në dasmën e tezes” – e pyet Elita Rudi.
Ndërkohë që mbesa e saj i përgjigjet plot vetëbesim: “Edhe ti, edhe unë”.