Nëna e vogëlushes së serialit “Dashuri e Pafund”, Arven Beren, prej disa kohësh ka hapur një ‘Instagram’ ku publikon momente të ëmbla të së bijës. Në një video të publikuar së fundmi vogëlushja shfaqet duke kërcyer nën ritmet e një kënge shumë të njohur shqiptare për fëmijë. Bëhet fjalë për këngën “Macja do të lahet” e cila na ka shoqëruar të gjithëve në fëmijërinë tonë. Në bisedën me të ëmën duket se kjo është një nga këngët e saj më të pëlqyera.
Bukuroshja e vogël u bë e njohur si vajza e ‘Nihan’ dhe ‘Kemal’ në “Dashuri e pafund” dhe ka mijëra fansa edhe pse është ende vetëm 2 vjeç.