Marina Vjollca është një prej moderatoreve më të komentuara dhe më të dashura për publikun shqiptar. Prej disa muajsh Marinën nuk e kemi parë më në ekran dhe fillimisht u tha që Marina mbeti larg televizionit prej kërkesa të partnerit të saj Getoarit. Por ky i fundit në një dalje televizive i mohoi këto thashetheme duke u shprehur se bashkëshortja e tij është shumë përzgjedhëse. E siç duket moderatorja do të kthehet në TV Klan këtë vit, por jo në “Duplex” siç u tha para disa ditësh.
“Prive.al” bën të ditur se emisioni në fjalë do të titullohet “Klanifornia Shoë” dhe përkrah Marinës, ashtu siç përflitet prej kohësh, do të jetë dhe aktori i humorit Olsi Bylyku, pas mbylljes së rubrikës “BE Caffe” në “E diela shqiptare”.
Sakaq, sipas të njejtit burim“Klanifornia Shoë” do të jetë një version tërësisht i ri i “Duplex”, ku përkrah humorit, do të ketë dhe intervista me personazhe të njohur dhe muzikë.
Turjan Hysko do të vijojë të mbajë postin e producentit dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojë konkurrenca mes dy motrave Vjollca mbrëmjen e së shtunës, me Marinën në “Klan” e Luanën në “Top Channel” me “Shiko Kush Luan”.