Bebe Rexha është shndërruar në një yll të muzikës botërore dhe sigurisht që mesazhet e saj kanë ndikim te fansat e shumtë.
Mirëpo fjala sukses “ndiqet” edhe nga urrejtja, sepse jo të gjithë njerëzit duan të të shikojnë në majë. Pikërisht, për këtë arsye, Bebe Rexha-s i ka ardhur në majë të hundës urrejtja ndaj saj dhe ka postuar një mesazh për të gjithë ata që e urrejnë.
‘Këtu është mesazhi im për të gjithë ata që tallen me mua online dhe ata që më urrejnë. Dikush e ka vendosur thënien time në bluzë. Më fal mami, më fal babi. Mos urreni, masturboni.’, ishte ky mbishkrimi që ka lënë Bebe bashkangjitur fotos me një t-shirt në një nga koncertet e saj.