INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Më fal që po ta them’’, ndjekësi i sugjeron të bëjë operacione plastike, Lei Kraja ja ‘’plas’’ të vërtetën në sy me reagimin e saj[FOTO]

‘’Më fal që po ta them’’, ndjekësi i sugjeron të bëjë operacione plastike, Lei Kraja ja ‘’plas’’ të vërtetën në sy me reagimin e saj[FOTO]

Publikuar më: 12:18 31-03-2019

Leila Kraja është një nga moderatoret më të reja dhe simpatike të ekraneve shqiptare. Ajo është e fokusuar në botën sportive më së shumti, duke mos lënë pas as modelingun.

Leila në intervistat e saj ka folur edhe për mënyrën se sa shumë kujdeset për trupin dhe format e mira që ka, duke përzgjedhur me kujdes ushqimin dhe ushtrimet stërvitore.

Moderatorja është gjithashtu një fanse e vërtetë e natyralitetit, duke i pranuar me kënaqësi defektet në trupin e saj, por një ndjekës nuk ka të njëjtin mendim.

Leila ka shpërndarë një bisedë ku njëri prej tyre i shkruan: “ Sa e ke hunden, zot me fal qe po ta them, po mos e kurse beje operacion” .

Dhe Leila menjëherë i ka kthyer përgjigje: “Faleminderit per sugjerimet por jo nuk do bej operacione plastike. Jam shume e kënaqur me keto çfare Zoti me ka dhuruar” .

Një e vërtetë kjo që jo shumë prej personazheve publik e pranojnë.

WhatsApp_Image_2019-03-31_at_11.40.34.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494