INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më falni, por kjo nuk mund të quhet jetë për një femër!

Më falni, por kjo nuk mund të quhet jetë për një femër!

Publikuar më: 12:25 03-05-2019

Nga Briselda Kumanaku

Edhe pse drejt rrugës së zhvillimit, femra sërish shihet si "një pronë" në shoqërinë shqiptare. Gratë e kanë më se të vështirë të jetojnë në një shoqëri që i kufizon të drejtat dhe i shton detyrimet. Sipas mentalitetit, gruaja ka detyrë të dëgjoj "burrin" e saj për gjithçka dhe të kujdeset për fëmijët dhe familjen. KJO NUK MUND TË QUHET JETË! Në shoqërinë tonë një grua e fortë paragjykohet, një femer e zonja i vihet në dyshim nderi ndërsa një vajzë që ëndërron të bëhet një futbolliste, diskriminohet, sepse "kjo nuk është puna që një femër duhet të bëj!" Ç'bëjnë femrat shqiptare në të tilla raste?

E thjeshtë. Ato heshtin kokë-ulura edhe pse e dinë që nuk është e drejtë. Jam e sigurt se çdo femër e di shumë mirë se të drejtat e saj janë të njëjta si edhe në gjininë tjetër, se ajo ka të drejtë të ngrejë zërin dhe të thotë "Jo" atëherë kur vërtet i duhet. Unë jam më se e bindur se asnjë femër nuk nuk ka nevojë për një mashkull në krah.

Femrat kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë të forta. Fal një femre (Evës) sot njerëzimi është i mençur. E pakta që çdokush nga ju mund të bëj është t’i vlerësoni ato. Ndërsa ju gra e vajza mos harroni : "Bota ka nevojë për ju e jo ju për botën. Qëndroni gjithmonë të forta!"

 

Më shumë në këtë kategori: « Asgjë më shume se një jetë FAKE!
»
Article Logic
Execution time: 0.0024991035461426