Pas një jave super të lodhshme, mezi presim të vijë fundjava për t’u relaksuar dhe mbledhur fuqitë. Edhe për VIP-at shqiptarë, fundjava është koha e pushimit dhe relaksimit.
Emisioni "Fun Day" me moderatore Fatma Methasani ju tregon se ku i pamë të famshmit tanë këtë fundjavë, disa me familjen, disa “vetem” por kishte dhe nga ata që e kaluan duke punuar.
•Dua Lipa kjo fundjavë e gjeti në Londër, si rrallë herë edhe pse është vendi ku jeton prej vitesh, por sot udhëtoi drejt Romës, ku u mbajt edhe koncerti për Skënderbeun, madje familja e saj shkoi më parë në Itali.
•Era Istrefi e kaloi në Gjermani, kjo pasi ka dhënë edhe një koncert.
•Në Londër, nuk gjetëm vetëm Dua Lipa-n, por edhe Lori Hoxhën.
•Gjithashtu edhe reperi shqiptar, Cozman ishte në Londër këtë fundjavë.
•Zvicra ka mirëpritur Marina Vjollcën, e cila u pa të ishte me familjen e saj, krah mamit të saj dhe motrës së madhe. Sigurisht edhe disa foto të bukura nuk kishin si të mungonin.
•Alban Ramosaj, gjithashtu u ndodh në Zvicer, por ndryshe nga Marina, Albani kishte një koncert dhe me këtë rast u relaksua edhe pak në këtë vend.
•Po ashtu edhe Tuna zgjodhi Zvicren këtë fundjavë.
•Në Romë vendosi të shkojë edhe Drini Zeqo, per koncertin qe u mbajt sot në nder të Skenderbeut.
•Bleona u pa të mbante një koncert në Miami, Florida ku edhe shkëlqeu me veshjen e saj, edhe pse e ka veshur edhe më parë, një xing i vogël me Britney Spears.
•Ndërkohë Endrit Mërtiri zgjodhi Venecian, ku u pa krah mamit të tij dhe Miranda Dupit./intv.al/