INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me foton romantike Stresi konfirmon lidhjen e re: 'Nata më speciale ndër vite'

Me foton romantike Stresi konfirmon lidhjen e re: 'Nata më speciale ndër vite'

Publikuar më: 12:29 08-09-2023

Stresi është përfolur gjerë e gjatë për lidhjet e tij të dashurisë, ndarjet, fejesën apo martesën e “kapjet mat” me vajza të njohura e të panjohura për showbiz-in. Për shumë kohë, njerëzit shpresuan për një ribashkim mes tij dhe Keisit, por duket se diçka që thyhet njëherë, nuk mund të funksionojë më.

Mirëpo, duket se pas kaq vitesh, Stresi është gati për të hapur një kapitull të ri në jetën e tij.

Reperi “ka hapur zemrën” me ndjekësit në Instagram, teksa ka postuar në InstaStory një foto me një vajzë të cilës ia ka mbuluar portretin, ndërsa lë të kuptohet se është hedhur në krahët e një dashurie të re.

“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”- shkruan ai, teksa na bëri kuriozë të gjithëve për identitetin e vajzës.

-640-0-ssss-731.png

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334