Këngëtarja Enca Haxhia duket se gjatë këtyre ditëve në izolim, si masë kjo e ndërmarrë për shkak të përhapjes së COVID-19, po i mungojnë pushimet e saj. Me anë të një postimi në instagram, Enca zbulon vendin ku do të donte të ishte në këto ditë virusi. Ajo ka postuar një foto arkive, tepër seksi në jaht, ndërkohë që shëtit plazheve të Shqipërisë.
Në foton në fjalë, ajo shfaqet me bikini në jaht teksa shijon dhe pamjen e ofruar. “Kaq dua nga jeta tani”, shkroi këngëtarja Haxhia bashkangjitur fotos.
Gjatë këtyre ditëve të vështira, Enca ka qenë aktive në rrjetet sociale ku ka publikuar foto e video të ndryshme për ndjekësit e saj, por edhe ka dhënë intervista me skype për disa emisione.