INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më futën kokën në tualet!' Ava Max bën rrëfimin tronditës, tregon si e kanë bullizuar në fëmijëri dhe si ua ktheu me këtë këngë DISS!

'Më futën kokën në tualet!' Ava Max bën rrëfimin tronditës, tregon si e kanë bullizuar në fëmijëri dhe si ua ktheu me këtë këngë DISS!

Publikuar më: 20:24 16-09-2020

Tani ajo është një këngëtare e njohur në tregun ndërkombëtar dhe ka arritur të bëhet pjesë e listës së këngëtarëve më të mirë në botë.

Por jeta nuk ka qenë gjithnjë fushë me lule për këngëtaren Ava Max.Gjatë një interviste Ava ka treguar se në fëmijëri është bullizuar shumë nga 'shoqet' e saj. 

Gjatë një interviste pak para publikimit të albumit të saj “Heaven and Hell”, Ava tregoi se ajo ka shkruar këngën “Wo’s laughing now” duke pasur në mendje vajzat që e kanë tallur.

“Nuk mund ta parashikosh se si do të jetë shkolla dhe për mua ka qenë shumë e vështirë dhe unë nuk doja të shkoja më atje. Ka qenë një grup vajzash që më bullizonin gjatë gjithë kohës. Një ditë më vendosën në një cep të banjës dhe dikush më futi kokën në tualet. Për këtë arsye nuk doja të shkoja në shkollë dhe në këtë pikë vendosa të mos shkoja. Fillova të studioja në shtëpi”, ka treguar Max.

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666