Rihanna është padyshim një nga emrat më të bujshëm dhe më të “lëvizshëm” të javës së modës në Paris, duke lëvizur nga një klub nate në tjetrin.
Megjithatë, ajo duket se e ka gjetur kohën që të ndryshojë pamjen e saj në mënyrë totale. Madje dje bukuroshja nga Barbadosi tregoi se kishte kaluar pjesën më të madhe të ditës duke u marrë më flokët e saj, dhe duke parë foton, nuk është shumë e vështirë që të marrësh me mend se pse. Vajza e keqe Riri i “zëvendësoi” flokët e saj të zakonshëm me dreadlocks që arrinin deri tek këmbët. Jemi të bindur se edhe shumicën e fundeve i ka më të shkurtër se kaq. Por fundja, nuk është se priste njeri që ajo të luante rolin e vajzës së zakonshme dhe të ëmbël.