Ajo është bërë zyrtarisht një nga femrat më të suksesshme në industrinë e muzikës.
Dhe ka numrat nga ana e saj për ta vërtetuar këtë! Këngëtarja 26 vjeçare është renditur nga prestigjozja Forbes si femra më e paguar në muzikë për këtë vit. Ajo madje theu emra të tillë si Madonna e cila u rendit në vend të tretë me 76.5 milionë dollarë dhe të Rihanna-s në vend të katër me 75 milionë dollarë.
Vendi i dytë nuk i përket as Beyonce-s, e cila mbërriti në finish në vendin e pestë me “vetëm” 54 milionë dollarë. Po vendi i dytë? Adele me plot 80 milionë të tilla! Kjo na bën të gjithëve të pyesim sa mund të fitojë vendi i parë? Plot 170 milionë dollarë! Wow! thjesht wow! Refuzojmë të japim komente dhe thjesht ulim kapele në heshtje. Për Taylor, një vogëlushe e vërtetë krahasuar me gjigandet e muzikës të përmendura më lart, tashmë jo më aq e vogël...