INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me halle, por jemi shumë optimistë [VIDEO]

Me halle, por jemi shumë optimistë [VIDEO]

Publikuar më: 17:24 25-10-2017

Shqiptarët po bëhen më optimist për jetën, ndryshe nga shumë vende të te tjera të botës.
Te paktën kështu thotë studimi nga viti 2014 deri në 2017 i Gallup internacional. Sipas tij optimizmi në shoqërinë shqiptarë po shënon rritje, konkretisht para 3 vitesh në hartën e optimizmit paraqiteshim me -4 pikë ndërsa tani jemi me +4 pikë.
Në studimin e publikuar nga Gallup International për shkak të politikave të tanishme në shumë shtete niveli i optimizmit ka rënë.
Vendet që kanë rënie më drastike janë Greqinë, Spanjën, Egjiptin, Singaporin, Belgjikën, Indinë, Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara.
Në këtë studim morën pjesë 1.000 persona nga 115 vende të botës, të cilëve iu kërkua që të bëjnë një krahasim të jetës aktuale dhe se si e presin të ardhmen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893