E ndërsa disa çifte morën fund përgjatë vitit që lamë pas, të tjerë janë ribashkuar. Është fjala për dyshen e artistëve Katy Perry dhe John Mayer, të cilët kanë vendosur të kalojnë bashkë ditën e fundit të vitit. Ata janë parë duke u larguar bashkë nga një lokal në Hollywood, duke ndezur kështu zërat për një ribashkim të tyre. Në fakt që prej fillimit të lidhjes në vitin 2012, dy artistët kanë pasur ulje-ngritje të shumta në marrëdhënie. Ndonëse nuk mund të lemë pa përmendur kiminë e veçantë mes tyre. Siç duket lokali ku kanë kaluar mbrëmjen Katy Perry dhe John Mayer i quajtur "The Nice Guy" po kthehet në një fole çiftesh hollivudi, pasi më parë ky vend është frekuentuar vazhdimisht edhe nga yje të tjerë si Gigi Hadid apo Zayn Malik!