Pas djegies së shtëpive luksoze të disave prej yjeve më të mëdhenj të show bizz-it botëror nga zjarri shkatërrimtar në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dalë në pah një fenomen i ri, ai i vjedhjes së atyre pak gjërave, apo shtëpive që mund të kenë shpëtuar pa u djegur.
Një gjë të tillë e ka vënë në duke edhe burri i këngëtares Pink, Carey Hart, i cili po inkurajon viktimat e zjarreve të Kalifornisë për të mbrojtur pronat e tyre nga grabitësit.
Hart bëri një postim të frikshëm të disa personave me armë në dorë në Instagram, ku shkruante:
“Është për të ardhur keq që disa njerëz përfitojnë nga të tjerët në një krizë. Ndërkohë që zjarret në Malibu vazhdojnë shkatërrimin e vendit, disa banorë vendas po luftojnë për të mbrojtur pronat e tyre. Ka pasur shenja të hajdutëve që kanë thyer shtëpitë. Epo, nëse je një hajdut, mendohu dy herë para se të kthehesh në Malibu . Mbroni pronën tuaj… Amendamenti 2”.