Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga një 18-vjeçar.
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me repartin “Shqiponja”, pas informacionit të marrë nga qytetarët se një i ri, kishte një armë zjarri me vete si dhe dyshohet se shpërndan lëndë narkotike, ndërhyri gjatë paradites së sotme.
Kështu u arrestua në flagrancë i 18-vjeçarit G. B., banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti në një çantë dore 15 doza me lëndë narkotike kanabis sativa të ndara në qese farmaceutike një armë zjarri pushke 10-she, të cilët e hodhi në tokë sapo pa punonjësit e policisë.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.