Është një nga personazhet më aktive në botën e showbizz-it dhe me postimet e saj në rrjetet sociale duket se Linda Rei nuk mund të qëndrojë indiferente përsa i përket ngjarjeve që ndodhin në botën rozë.
Me karakterin e saj impulsiv, Linda thumbon, por edhe komplimenton dhe këtë herë transgjinorja shqiptare i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla këngëtarit Alban Skënderaj për këngën e tij të fundit me titull “Lea”.
“Hei desha thjesht të komplimentoja për tekstin e kësaj kënge se më ke bërë të qaj edhe se normalisht une qesh... më duket sikur është një pjesë e jetës time në këtë këngë. As une kurr sdo pranoj të ndjehem në faj”, shkruan Linda Rei si mbishkrim të video që ka postuar në Instagram.