Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka hapur sot fushtën elektorale në Elbasan, ku i pranishëm ka qenë edhe kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi. Në fjalën e tij përpara simpatizantëve, Idrizi u shpreh se PDIU do qeverisë me atë forcë politike që mendon si partia që ai udhëheq.
“PDIU nuk është si partitë e tjera që flasin për kauza, por sa vijnë në pushtet bëjnë pausa. Do qeverisim me atë forcë politike që mendon si ne, veç për një atdhe. Politika shqiptare ju ka lënë pa shpresë dhe mendojnë të ikin, por unë mendoj se ky vend ka shpresë”- tha Idrizi.
Më tej kreu i PDIU u shpreh se kjo parti nuk ka kandidatë të importuar por përfaqsues të komunitetit.
“PDIU nuk ka kandidatë të importuar, por i ka qytetarë të Elbasanit që janë çdo ditë pranë halleve të qytetarëve. Ata janë njerëz që u kanë dalë për zot familjes së tyre dhe qytetarëve të këtij qyteti. Entuziazmi juaj është një obligim për ne. Ne kemi parë për 27 vet politikën shqiptare ku thonë se duhet të referojmë Shqipërinë. ne u themi që ne radhë të parë duhet të reformojnë veten. Ne kërkuam që të garonim të gjithë më vete, në korsinë tonë. Korsia e PDIU është e atyre që e duan vatanin”, u shpreh Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU.