Ajo ka qenë princesha e mbrëmjes së kaluar.
Këtë e tregojnë hap pas hapi edhe këto foto të shkëputura nga momente të ditëlindjes së saj. Zaimina Vasjari ka festuar 29 vjetorin në një festë private, e rrethuar vetëm nga miqtë e ngushtë të cilët ia kanë bërë mbrëmjen edhe më të bukur.
Ndër ta do të veçonim ata më energjikët: Olti Currin dhe Encën e cila mbrëmë, pasi improvizoi me Oltin këngën më të fundit “Bow Down”, ku këtë herë Noizyn e bënte Olti , “ia dorëzoi” kurorën vajzës së ditëlindjes. Përveç urimeve mbrëmja ka qenë e mbushur edhe me të qeshurat pafund. Gjithashtu nuk ka munguar as urimi i Samantës dhe miqve të tjerë të këngëtares. Një ditëlindje kjo për t’u mbajtur mend.