Kur Enca u bë anëtare e grupit OTR, nuk e menduam se do ta merrte aq seriozisht këtë angazhim.
Tashmë "vajza OTR" është përshtatur aq mirë me frymën e grupit, aq sa shpeshherë ka edhe të njëjtën sjellje me djemtë OTR. Kështu, në këtë foto Enca bashkë me njërin nga anëtarët e grupit, Varrosin, kanë pozuar bashkë në një foto teksa nxjerrin gishtin e mesit ku me siguri po "përshëndesin" dikë.
Po, me kë ta kenë vallë? Për "përshëndetjen" e Encës jemi më tepër kuriozë dhe mendja na shkon menjëherë tek ndonjë rivale e saj në muzikë ose...në jetën personale. Megjithatë, këngëtarja provokuese këtë herë nuk ka provokuar vetëm në look, por edhe në gjeste. Mesazhi u përcoll.