Ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga publikimi i këngës më të re, Noizy ka thumbuar sërish kolegët. Kënga pritet të jetë një tjetër diss ndaj rivalëve të tij, pas këngës Vaksina. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet Noizy pasi publikoi një sekuencë nga videoja pak ditë më parë.
Ai shkruante se ata që i kanë dalë kundër do të marrin një mësim nga “pedagogu”, duke iu referuar vetes së tij. “S’kam shokë por kam kampiona, OTR na njeh krejt bota, a t’kujtohet 09, premtimet nuk ishin të kota. Ku je në kto nivele, ka t’mira ka dhe sherre, ka njerëz për interese, ka njerëz që dojn veç veten“, thotë Noizy.
Sakaq, reperi nuk ka nguruar të hedhë një tjetër thumb në rrjete sociale, teksa është shprehur se në fakt më shumë se sa adhuruesit e muzikës së tij, janë reperët dhe rivalët e tij që po e presin me padurim publikimin e këtij projekti. “Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai. Kënga vjen pas një sërë përplasjesh me repera të tjerë si Big Kik, Escobars si dhe gjithashtu moderatori Meriton Mjekiqi.