INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me kë e ka?! S’i lanë gjë pa thënë pasi u rikthye, Atdheu sulmon konkurrentët e Përputhen: I mora këlyshë…

Me kë e ka?! S’i lanë gjë pa thënë pasi u rikthye, Atdheu sulmon konkurrentët e Përputhen: I mora këlyshë…

Publikuar më: 13:31 18-04-2021

Rikthimi i Atdheut në “Për’puthen” nuk u prit mirë nga të gjithë konkurrentët dhe ardhja e tij sërish në studio hapi polemika të mëdha. Ndër të gjithë djemtë, Blerimi u duk konkurrenti më “i prekur” nga rikthimi i Atdheut, sidomos pas takimit të tij me Antonelën.

Atdheu dhe Antonela ishin shumë të afërt në takimin e tyre romantik, ndërkohë që Blerimi shfaqi shenja xhelozie duke qenë se kishte dalë më herët në takim me Antonelën. Ai i quajti të dy këta konkurrentë aktorë të zotë, duke treguar se nuk beson tek ndjenjat e tyre.

Po ashtu edhe Sindi iu hodh në sulm çiftit, duke pasur gjithashtu një përballje katër minutëshe me Atdheun. Ajo e akuzoi konkurrenin se po gënjen dhe po bën lojë me Antonelën, ndërsa Atdheu i tregoi se tashmë s’kishte më të njëjtin pëlqim për Sindin.

Të gjithë konkurrentët që i dolën “kundër”, Atdheu i ka thumbuar pak orë më parë me një status në InstaStory.

“I mora këlyshë, i rrita, u përkujdesa për ta. Ju dhashë me pi, ju dhashë gjithçka. Tash janë bo qen, janë rrit e shofin me m’hangër. Qenushat e vegjël.”- shkruan ai në postim, pa u zgjatur më tepër dhe pa përmendur emra konkretë.

WhatsApp-Image-2021-04-17-at-11.18.38.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0030081272125244