Ana Kauri, një nga ish-konkurrentet e ‘Përputhen’, ka qenë mjaft e përfolur në mediat rozë edhe pas daljes së saj nga programi, me argumentin se asnjë nga djemtë nuk ishte ‘mashkulli i saj i ëndrrave’.
Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, së fundmi mori vëmendjen e fansave me një postim të bërë në “Instastory”. Ajo shfaqet panë një pishine, e veshur mjaft sportive.
Teksa po rregullon lidhëset e atleteve, Ana shkruan krahas fotos: “Mos mu ngatërro si lidhëset e atleteve bukurosh”. Këto fjalë i ka shoqëruar edhe me një emoji puthje, por pa zbuluar se për kë e kishte këtë thumb.