Arbenita Ismajli është kthyer shpejt në një prej modeleve më të ndjekura e të komentuara në showbizz-in shqiptar, sidomos pas lidhjes me reperin Fero.
Që nga deklaratat e dashurisë për njëri-tjetrin e deri tek komentet, në çdo hap të lidhjes së tyre duket se ka shumë interes.
E teksa na duket sikur i njohim shumë mirë të dy për shkak të ekspozimit në rrjetet sociale, jo gjithmonë është kështu dhe këtë na e ka zbuluar vetë Arbenita.
Së fundmi në Instagram modelja ka postuar një foto ku shkruan:
"Nëse më njeh bazuar në atë që isha një vit më parë, nuk më njeh fare. Loja ime e të ndryshuarit është shumë e fortë. Më lejo të ri-prezantohem."