Robert Berisha dhe Nora Istrefi padyshim janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar, të cilët thyen shumë zemra kur njoftuan ndarjen e tyre.
Shkaqet ende nuk janë bërë të ditura nga çifti, por ajo që vihet re është se ka një mirëkuptim mes të dyve për këtë divorc.
Mirëpo në rrjete sociale e kudo po përflitet natyrshëm historia e tyre 13 vjeçare. Së fundmi një detaj interesant është zbuluar nga intervista e Robertit.
Në një intervistë për "Prive", të dhënë kohë më parë, këngëtari pranoi se do ta ndërronte Norën me një personazh shumë të njohur të skenës.
Me cilën figurë publike do ta ndërronte ai Nora Istrefin ishte pyetja që iu bë këngëtarit dhe ai u përgjigj: "Me Sabri Fejzullahun", duke treguar kështu se nuk ka femër të showbizit që do t’ia zinte vendin Norës.