INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me kë keni më shumë gjasa të martoheni bazuar në profesionin tuaj

Me kë keni më shumë gjasa të martoheni bazuar në profesionin tuaj

Publikuar më: 13:09 22-05-2017

Dashuria dhe puna – kush e dinte që këto dy gjëra ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Nga studimet e Bloomberg Business, rezulton se puna parashikon se me kë do të martoheni. Nga studimi këto janë lidhjet që kanë më shumë gjasa të ndodhin për këto profesione:

Mësuesit e shkollave të mesme apo filloreve
Si femrat ashtu edhe meshkujt kanë gjasa të martohen me kolegët e tyre.

Analistët financiarë
Femrat – kanë gjasa të martohen me meshkuj menaxherë financiarë
Meshkujt – me femra që japin mësim në shkolla fillore ose gjimnaz.

Shoqëruesit e fluturimeve
Femrat kanë tendencën të lidhen me meshkujt që janë menaxherë, ndërsa meshkujt me koleget e tyre

Kuzhinierët
Femrat mund të zgjedhin shefat e kuzhinës për t’u martuar, ndërsa kuzhinierët meshkuj përfundojnë edhe ata me ndonjë kuzhiniere, por edhe me kamariere të restorantit ku punojnë.

Fermerët
Femrat mund të martohen me meshkuj gjithashtu fermerë, ndërsa meshkujt me ndonjë mësuese të shkollave fillore dhe të mesme në fshat por edhe me ato që punojnë në laboratorët klinike

Mjekët dhe kirurgët
Ashtu si mësuesit edhe mjekët si femra ashtu dhe meshkuj lidhen me kolegët e tyre më së shumti.

Sekretarët dhe asistentët
Femrat sekretare apo asistentet kërkojnë të lidhen me shefin e tyre apo me meshkujt menaxherë.

Kamarierët
Femrat kamariere mund të gjejnë ndonjë koleg të tyren, me shefin e kuzhinës apo me menaxherin e vendit ku përfundojnë. Ndërsa meshkujt me koleget e tyre ose me ndonjë kliente që ju vjen në restorant.

Aktorët
Edhe aktorët si femra e meshkuj në lidhjet e tyre qëndrojnë brenda botës së kinemasë me aktorë ose aktore të tjera, me regjisorë, skenaristë dhe pjesë të tjera të stafit të filmit.

Avokatët dhe gjykatësit
Avokatet dhe avokatët mbeten brenda profesionit të tyre, duke e zgjedhur partnerin ose partneren në po të njëjtin profesion.

Shërbëtorët
Shërbëtoret apo pastrueset femra mund të martohen me rojtarët e një shtëpie apo me kujdestarët e kopshtit, por edhe me shefat e kuzhinës së shtëpisë. Ndërsa meshkujt shërbëtorë mund të martohet me pastrueset e shtëpisë.

Shoferët e kamionëve
Shoferët e kamionëve ka më shumë gjasa të martohen me femra sekretare ose asistente administrative.

Oficerët e policisë
Policet femra mund të martohen me kolegët e tyre ose shefat e tyre në rajon, supervizorët. Ndërsa policët meshkujt me koleget e tyre, ose me mësuese të shkollave fillore.

Menaxherët e shitjeve
Menaxheret femra mund të lidhen me supervizoret e tyre ndërsa meshkujt me nëpunëset ose koleget e tyre.

Psikologët
Përveç se me njëri-tjetrin, ka raste kur psikologët martohen edhe me pacientët e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209