Robert Aliaj është një ndër VIP më të drejtpërdrejtë në vendin tonë. Padyshim stili i tij i veçantë dhe mënyra e tij e lirshme e komunikimit shpesh herë e kanë vendosur Robertin në qendër të mediave rozë. Dhe tani që ka nisur “Dance With Me” nuk mund të mungonin deklaratat e forta dhe të drejtpërdrejta.
Natën e sotme gjatë një debati të vogël më çiftin konkurues Rashel dhe Seldi ai nuk ka komentuar performancën por është marrë me situatën pas perfundimit të saj.
“Në spektaklet shqiptare humori dhe niveli i banalitetit ka arritur kulmin dhe kjo nuk është aspak normale sepse nuk mund të prishej një moment i atillë valsi me banalitetet çfarëdo lloji.“, u shpreh ai dhe u largua, por u rikthye pas disa minutash.
Roberti i tha që nuk e kishte me performancën e saj, por situatën e krijuar, ndërkohë që Alketa ka mbrojtur Rashelin dhe gjithë sakrificën e saj në atë program edhe pse në një moshë shumë të re.