INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me këngë popullore e flamuj kuq e zi, kështu zyrtarizohet Erion Veliaj për Tiranën

Me këngë popullore e flamuj kuq e zi, kështu zyrtarizohet Erion Veliaj për Tiranën

Publikuar më: 12:14 23-03-2019

Në një atmosferë me këngë popullore dhe shumë flamuj kuq e zi do prezantohet kandidatura e Erion Veliaj për mandate të dytë për kryetar bashkie të Kryqytetit.

Blerina Gjylamenti ishte e para që foli në podium e më pas Erion Velaij. Ai falenderoi nënën e tij dhe bashkëshorten që e kanë mbështetur gjatë këtyre katër viteve punë si kryetar.  “Unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se kurrë dhe më fortë se kurrë”, tha ai ndër të tjera. "Në Tiranë kishte njerëz që nuk kishin njohje, por mua më dha një shanc. Një qytet ku edhe një cerr i vogël që shet fiq mund të bëhet kryetar bashkie është një qytet i mundësive falë PS-së. Pati shumë nga kundërshtarët tanë që para se të kryenin vetëvrasjen bënë diversion dhe thanë që Edi Rama dhe Veliaj nuk flasin. Dëshpërimi duhet të jetë aq i madh sa e vetmja shpresë që mund të kenë është që ne të zihemi. Më vjen keq t'ju zhgënjej por unë dhe Edi Rama jemi më të fortë se kurrë, më të bashkuar se kurrë të cojmë përpara Tiranën dhe ambicien tonë për Shqipërinë europiane', tha Veliaj.

Në fjalën e tij ai foli për pothuajse të gjitha njësitë e Tiranës dhe puna e realizuar. Ndërsa për sfidën e 30 qershorit, Veliaj veçoi zonën e Astirit, aty ku çdo ditë banorët e zonës protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. “PS do të jetë numër 1 edhe në Astir”, sfidoi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277