INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më këngën e re MOZZIK sapo zbuloi arsyen e ndarjes nga LOREDANA? Ja ç’thuhet! [VIDEO]

Më këngën e re MOZZIK sapo zbuloi arsyen e ndarjes nga LOREDANA? Ja ç’thuhet! [VIDEO]

Publikuar më: 16:36 08-11-2019

Mozzik sapo publikoi një projekt të ri muzikor, titulli i të cilit duket se i ka bërë përshtypje të gjithëve. Kënga “Dhelpër Dinake”, duket si një dedikim ndaj Loredanës pasi vjen menjëherë pas ndarjes së tyre dhe këtë e mendojnë thuajse të gjithë fansat e këngëtarit.

Pas publikimit të këngës, ata janë plotësisht të bindur se ajo i dedikohet ishit të tij, çka nuk kanë nguruar t’ja shprehin edhe në komentet e shumta.

“Kënga i dedikohet Loredanës”, thotë dikush, “Prisni ta dëgjojë Loredana, apo Loredana ka për t’u çmendur sapo ta dëgjojë”, thotë dikush tjetër.

PASAAA.png

 

Këngëtari nuk ka preferuar të reagojë lidhur me këtë fakt, madje shohim se ai nuk i ka kthyer përgjigje askujt, por fakti që kjo këngë publikohet direkt pas ndarjes ngre dyshime të forta.

Me anë të tekstit të këngës, Mozziku zbulon se debatet ishin arsyeja pse lidhja e tyre mori fund.

"Dhelpën dinake, e kom dit prej asaj nate. Jena lodh tu bo debate. Ti moj dhelpën dinake, dhelpën dinake. S’ka ma debate, kaq e pate. Hiqmu prej qafe", është refreni i këngës.

Në një tjetër pjesë të tekstit, Mozziku tregon se ka marrë dënime nga kjo dashuri, por atij nuk i bëjnë përshtypje lotët sepse është rritur me vuajtje. "Në kët’ dashni mora gjith’ dënima e për mi la sot m’dhemb edhe shpina. Jom rrit n’shira e s’më vyn mu lotët", këndon Mozziku.

Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648