Big Brother është një ndër programet më të famshëm në gjithë botën, ky reality-show ka vite që transmetohet edhe në Shqipëri. Ndër figurat më të famshme që e karakterizon “Big”-un është Arbana Osmani, e cila e prezantoi për shumë vite, por gjatë një viti pause, këtë reality e moderoi Ledion Liço.
Por tashmë prej kohësh në median online po përflitet se tashmë do të nise ‘Big Brother VIP’ dhe moderimi i është besuar Luana Vjollcës. Si duket Luana këtë herë ua “mori nga dora” prezantimin Arbana Osmanit dhe Ledion Liços. Fjalë thonë se këtë herë moderimi i është besuar Luanës, ndërkohë si autor i programit flitet të jetë Ledioni.
Si duket Vjollca sapo na bindi se lajmi që do të prezantojë ‘Big Brother VIP’, PO është i vërtetë. Fotoja e saj me background një skenë ta magjishme na bën të mendojmë se bëhet fjalë për skenën e 'Big Brother', madje edhe mbishkrimi i Luanës tregon shumë.
“Sot po xhirojmë një gjë krejt ndryshe. Projekti më i madh ndonjëherë. S’ka kohë për pushim”.
Epo sezoni televiziv është shumë afër dhe me siguri moderatorja është drejt finalizimit të promos së këtij edicioni. Tani na ngelet vetëm të presim!/intv.al/