Rina është padyshim një prej talenteve më të reja dhe të suksesshme në muzikën shqiptare dhe rrjedhimisht vëmendja ndaj saj rritet dita ditës.
E teksa e kemi parë Rinën gjithmonë si vajza "e fortë" dhe me fotot provokuese në Instagram, së fundmi Rina ka vendosur t'i dedikojë një postim mjaft të ndjerë mikeshës së saj e cila ka ndërruar jetë.
Në foto duket Rina në fëmijëri së bashku me mikeshën e saj, teksa reperja ka shkruar:
"Do të na mungosh përgjithmonë, #Gita, shoqja ime e vetme".