Deri tani ishim mësuar me dedikimet gjithë dashuri të mami Tunës.
Por një foto e postuar prej saj në Instastorie është prova se Patrisi është një prind po aq i përkushtuar ndaj djalit të tyre, Tian. I fokusuar 100% në banjën që po i bën të birit, Patrisi shfaq gjithë delikatesën e duhur që nevojitet kur në duar mban një bebe. Shtoji kësaj edhe dashurinë dhe kujdesin prej babai dhe Tiani duket se e ka shijuar më së miri banjën në vaskën e vogël të improvizuar. Por a shkon dedikimi i babi Patrisit deri në ndërrimin e pelenave të Tian-it? Këtë ndoshta do të na e tregojë Tuna në postimin e radhës. /intv.al/