INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me këtë mesazh për të birin ende pa ardhur në jetë Fatma Methasani përlot Dojna Memën dhe me siguri ju do emocionoheni pafund! [VIDEO]

Me këtë mesazh për të birin ende pa ardhur në jetë Fatma Methasani përlot Dojna Memën dhe me siguri ju do emocionoheni pafund! [VIDEO]

Publikuar më: 16:31 24-11-2019

Gjatë një bisede me Dojnna Memën, në programin “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture, Fatma Methasani ka rrëfyer detajet e pritjes së ëmbël si dhe emocionet që po përjeton.

Moderatorja e ka pyetur Fatmën se nëse vogëlushi që pritet të vijë në jetë, pasi të kenë kaluar vite dhe të futet në Youtube, kërkon për mamin e tij dhe sheh këtë intervistë, çfarë dëshiron t’i thotë mami Fatma.

Dhe Fatma i dha një mesazh të bukur të birit, që me siguri do t’i duhet kur të rritet:

“Do t’i thoja që mami nuk ka qenë gjithmonë kaq e shëndoshë e para, por që të jem realiste do t’i thoja: e shikon si i shkëlqejnë mamit sytë kur flet për babin tënd? Goli i jetës tënde është që të gjesh një vajzë që t’i shkëlqejnë sytë kështu kur të flasë për ty! Se atëherë do jetë rritur mjaftueshëm sa të ketë filluar me këto pëlqimet e para. Boll tani se jam gati të qaj!”, është shprehur Fatma Methasani.

Kështu moderatoret shumë të pëlqyera u përlotën nga emocionet.

Për më shumë shihni intervistën e plotë më poshtë:

 

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154