Është një shembull që adhurohet nga miliona fansa në të gjithë botën dhe kjo për faktin se është vetëm 21-vjeçare, numëron miliona dollarë në llogarinë e saj dhe tashmë ka kaluar 7 muaj që nga momenti që ka sjellë në jetë vogëlushen e saj Stormi.
Mirëpo është fakt që Kylie ka një marrëdhënie të mirë me nënën e saj Kris Jenner dhe kërkon të ecë në hapat e saj.
Kylie vërtetoi ditën e sotme, se mes tyre ka shumë ngjashmëri! Në disa foto të publikuara në “Insta Story”, nëna e Stormit shfaqej në “Facetime” me Kris Jenner dhe për çudinë e të gjithëve, Kylie kishte ndryshuar modelin e flokëve.
Ajo mbante një paruke të zezë me flokë të shkurtër dhe me balluke dhe dukej si binjake e Kris Jenner.
“Jam e fiksuar me ty Kris Jenner” – shkruan Kylie.