“Forever is over” ishte vetëm “starti” i karrierës së saj ndërkombëtare.
Elvana Gjata po përgatitet për projektin e radhës për të cilin të gjithë janë kuriozë nëse do të jetë klip apo set fotografik. Ashtu si me projektin e parë, edhe me të radhës këngëtarja i zbulon detajet në formë puzzeli. Një pjesë e tij është edhe ky postim i bërë prej saj në Instagram vetëm para pak minutash. 30 vjeçarja zbuloi njërën nga skenat e klipit të ardhshëm apo të setit të fotove që do të sjellë dhe veshjen e cila tregon se do të jetë diçka e veçantë.