INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me këtë stil, nuk do të keni nevojë për qerpikë fallco!

Me këtë stil, nuk do të keni nevojë për qerpikë fallco!

Publikuar më: 14:00 14-06-2018

Shumë femra do të donin të kishin qerpikë të bukur dhe të kthyer si të Bambit, drenushit tone të preferuartr, gjatë gjithë ditës.

Por, ato mund të qëndrojnë kështu, si qerpikë fallco, vetëm me këtë truk. Për fat të mirë kjo është një zgjidhje që funksionon, duke shtuar edhe pak durim, natyrisht për të përfunduar punën si duhet.

Gjithçka ju duhet është një tharëse flokësh, një kthyese qerpikësh dhe rimel.

Ja çfarë duhet të bëni:

Vendosni kthyesen e qerpikëve te rrënja e qerpikëve me delikatesë. Shtypeni butësisht për disa sekonda dhe lirojeni. Lëvizeni kthyesen nga qendra drejt skajeve, shtypeni përsëri. Përsëriteni nga maja e deri në fund të gjatësisë së qerpikëve. Aplikoni 1 deri në 2 lyerje me rimel.

Pastaj lëreni të thahet, duke përdorur për pak sekonda edhe një tharëse flokësh. Mos e aplikoni kthyesen e qerpikëve pasi të vendosni rimelin, por para se ta vendosni atë. Në të kundërt do të prishni qerpikët. Ky është sekreti për t’i pasur sa më gjatë të kthyer dhe të bukur si të një kukulle Barbi.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119