Njihet si njëra nga femrat e skenës shqiptare më të guximshme sa i përket eskperimentimit me dukjen e saj.
Bëhet fjalë për Besa Kokëdhimën, e cila që nga hyrja e saj në skenë shumë vite më parë ka pësuar ndryshim drastik
Në pamjet e fundit të publikuara Besa nuk njihet fare me flokët e shkurtra ngjyrë rozë.
Artistja nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse looku është nga ndonjë projekt i ri apo thjesht një set i realizuar për fansat e saj.
“Margjelo” mban titullin projekti i fundit i këngëtares i publikuar javë më parë në bashkëpunim me Garridon, me të cilin solli një ripërpunim të këngës së njohur shqipe me të njëjtin titull.