Ka pothuajse një vit që Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë qenë dy ndër personazhet më të komentuar në showbizin shqiptar. Ata janë fotografuar shumë herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por edhe deklaratat e tyre kanë bërë që të gjithë të mendojnë se janë çift.
Kur u mendua se Romeo dhe Jonida i dhanë fund marrëdhënies së tyre, ndodhi krejt e kundërta sepse tashmë po i shohim më shpesh se kurrë bashkë. Jo nga fotot e paparacëve, por nga postimet që ata bëjnë në rrjetet sociale.
Të gjithë e kemi parë sfidën e fundit të Tik Tok që po pushton rrjetet sociale, ku dy persona janë duke kërcyer dhe në momentin që fiket drita dhe hapet përsëri, ato kanë ndërruar rrobat me njëri-tjetrin. Të fundit të cilët e kanë provuar këtë gjë janë Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj. Jonida ka postuar një story në profilin e saj në Instagram ku shfaqen të dy të veshur normalisht, dhe më pas shfaqen të dy me rrobat e njëri-tjetrit.
Pra duke qenë se kjo është një video që e bëjnë çiftet, a mund të themi që Jonida dhe Romeo janë çift?