Ajo tërheq gjithnjë vëmëndje, por pas shtatzënisë edhe më shumë.
Kylie Jenner është në pritje të ëmbël për t’u bërë mama për herë të parë. Por 20 vjeçarja ngjall çdo ditë e më shumë kuriozitetin e ndjekësve të saj sa i përket gjinisë së fëmijës. Siç dihet, fansat janë ata që dinë më shumë rreth personazhit të tyre të preferuar dhe në këtë rast, fansat e Kylie-t kanë hetuar disa detaje të yllit të reality show-t duke zbuluar edhe gjininë e bebit.
20 vjeçarja së fundmi e ka kthyer botën e saj në rozë. Nëse hedh një sy në dhomën e Kyliet të duket sikur je futur në shtëpinë e Barbie-t. Aty mbizotëron ngjyra rozë, ashtu edhe në kolltuk, piktura, në zbukurimet e pemës së krishtlindjeve dhe madje edhe në ngjyrën e thonjve të saj. Dhe duke qenë se të gjithë e dinë që ngjyra rozë përdoret për vajzat, ndërsa bluja për djemtë, edhe fansat dolën në përfundimin se kylie është në pritje të një vajze.