Në një intervistë ekskluzive për “Revistën Who”, Fatmir Hysenbelliu na ka treguar për herë të parë apartamentin e tij super luksoz.
Ose të thuash super luksoz është pak, pasi Oni ka brenda aprtamentit thuajse një qytet të tërë.
Me kinema brenda apartamentit, fushë futbolli, pishinë, palestër e çdo gjë tjetër, pasi shkulëm flokët nga pamjet e ndamë mendjen që Onit nuk do t'i duhet të lëvizë nga shtëpia, pasi çdo gjë e ka aty.
Mirëpo, sado super luksoz apartamenti i tij, një gjë thelbësore mungon dhe kjo nuk u ka shpëtuar komentuesve në Instagram.
Po, po nuk do t'a besoni por në apartamentin super luksoz nuk pamë bibliotekë.
“Anabel.al” ka vënë re komentet në postimin e Fatmirit, ku disa prej ndjekësve e kritikojnë për mungesën e bibliotekës.
“Një shtëpi pa një bibliotekë nuk e kuptoj dot”, shkruan një ndjekës.
“Gjithë kjo shtëpi. Po bibliotekë kishte? Apo nuk e njohin librin këta.”- është një tjetër koment në postim.
Epo, mbetet të shohim nëse Fatmiri do të shtojë një bibliotekë në të ardhmen në shtëpinë e tij super luksoze.