Luana Vjollca prej disa ditësh tashmë ndodhet me pushime në Maldives, në një resort mjaft luksoz.
Burime për “iconstyle” bëjnë të ditura se ajo ndodhet së bashku me Krenar Cocajn, edhe pse moderatorja nuk ka pranuar asgjë për një lidhje të mundshëm me menaxherin e artistëve.
Duke e ndjekur Luanën gjatë pushimeve të saj, ne nuk mund të injorojmë as detajet, siç është fotoja e fundit e publikuar në “InstaStoryn” e saj.
E kemi parë që ushqim të preferuar Luana ka makaronat dhe i ka pjesë të pandashme në dietën e saj. Mesa duket moderatorja nuk vuan nga komplekset, edhe në vendin e mrekullive përsëri makaronat zgjedh dhe këtë nuk nguron ta shfaqë.