INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më kryqëzuan si Krishtin', Bes Kallaku tregon anën 'e panjohur' të ndarjes nga Xhensila

'Më kryqëzuan si Krishtin', Bes Kallaku tregon anën 'e panjohur' të ndarjes nga Xhensila

Publikuar më: 12:29 30-03-2024

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka komentuar sërish ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë, Amen dhe Ajka. Në “Ferma Vip”, Bes Kallaku ka rrëfyer se ndihet i kryqëzuar nga mediat rozë pas reagimit që bëri për divorcin e bujshëm me Xhensilën, ku e cilësoi këtë të fundit si “të huaj” dhe “ish-bashkëshorte”.

Aktori i humorit, i cili në “Ferma Vip” luan rolin e kryeplakut tha se e rëndësishme është të ndihesh mirë me veten dhe Zotin.

“Elsa është nga ata persona që ka ndjerë lukuninë e portaleve mbi veten. Po e them unë që çfarë nuk kam lexuar për veten time.

Ajo turmë që ditën e hënë i shtronte Krishtit rrugën me gjethe dafine, ishte po e njëjta turmë që thërriste kryqëzojeni, kryqëzojeni, kryqëzojeni.

E rëndësishme është që nëse je mirë me veten dhe me Zotin, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Besi.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936