INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më lër rehat, je shumë i mirë, por je shumë pis'', Linda Rei publikon mesazhet, shihni si refuzon ''Ledri Vulën'' [FOTO]

''Më lër rehat, je shumë i mirë, por je shumë pis'', Linda Rei publikon mesazhet, shihni si refuzon ''Ledri Vulën'' [FOTO]

Publikuar më: 15:44 11-09-2018

Postimet e saj tërheqin gjithmonë vëmendjen e ndjekësve dhe nuk kalojnë asnjëherë pa u komentuar. 

Që kur u shfaq për herë të parë publikisht, Linda Rei është komentuar shumë në mediat rozë dhe rrjetet sociale. Mund ta quajmë pa frikë fenomenin shqiptar që bëri bujë në opinionin publik pasi e pranoi vetë ndërimin e gjinisë nga mashkull për tu bërë tashmë një femër seksi.

Ajo është shumë e drejtpërdrejtë dhe i thotë gjërat troç për çdo personazh dhe për çdo fenomen që nuk pëlqen.

Së fundmi ka bërë shaka me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një bisedë në Facebook mes saj dhe reperit Ledri Vula, sigurisht jo të vërtetit.

Ai i kishte shkruar e më pas i kishte dërguar një thirrje në Messenger, mirëpo menjëherë pasi Linda ka parë mesazhet, e ka bërë publike bisedën në Instastoryn e saj.

"Të lutem mos ma shqetëso telefonin. Je shumë i mirë por je shumë pis"- shkroi ajo.

linda.png

 

Më pas, në një tjetër foto, Linda ka treguar për ndjekësit përgjigjen që i ka kthyer personit me adresë fallco me emrin e Ledrit, duke e refuzuar hapur:

"O Ledri më lër rehat se s'je tipi im". S’kishte si të ndodhte ndryshe dhe siç duket pas publikimit të bisedës, transgjinorja ka marrë mesazhe nga ndjekësit, të cilët i kanë shkruar se profili i Ledrit në fakt është fallso. Kështu, ajo ka sqaruar se në fakt e dinte këtë gjë, por kishte vendosur ta bënte gjithçka për humor.

pis.png

 

"Normal që e di që është profil fake, po më mirë ta sqaroj për ata njerëzit e trashë. Ishte hajgare, se më vjen të qesh me këta njerëz, sa kurajo kanë."-ka sqaruar Linda.

nrk.png

Article Logic
Execution time: 0.0042359828948975