INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me look të ri! E krahasojnë me yllin e One Direction, Bebe Rexha surprizon me përgjigjen e saj [FOTO]

Me look të ri! E krahasojnë me yllin e One Direction, Bebe Rexha surprizon me përgjigjen e saj [FOTO]

Publikuar më: 10:50 25-08-2017

Në fillim u cilësua si yll në ngjitje, tashmë është “yll me 5 cepa”!

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentin dhe suksesi i saj po rritet dita-ditës. Duke patur një karrierë shumë të angazhuar medoemos pamja duhet ndryshuar disa herë dhe të njejtën gjë bën Bebe Rexha! Pasi preu flokët, këngëtarja me origjinë shqiptare ka kapur flokët me një model shumë të lezetshëm dhe duke u nisur nga kjo, fansat e kanë krahasuar menjëherë me ish-yllin e One Direction, Harry Styles pasi e kishin parë më parë tek ai këtë model. Përveç “bishtit të flokëve”, fansat kanë vënë në dukje edhe modelin e syzeve që kanë përdorur të dy artistët dhe Bebe ka pyetur fansat se kush duket më mirë, por ajo vetë në fakt ka zgjedhur këngëtarin britanik. “Ai është më i bukur se unë”, ka shkruar Bebe në “instastory”.  

 

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438