INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me lot në sy, Mario i Kim Kardashian i tregoi gjithë botës se është GAY, Oriola Marashi ka dy fjalë për t’i thënë! [FOTO]

Me lot në sy, Mario i Kim Kardashian i tregoi gjithë botës se është GAY, Oriola Marashi ka dy fjalë për t’i thënë! [FOTO]

Publikuar më: 19:30 20-11-2019

Ditën e djeshme, grimieri i njohur me origjinë shqiptare, Mario Dedivanoviç, mori çmimin “American Influencer Award”, ku deklaroi publikisht se është gej. “Dua t’iu them diçka të rëndësishme vëllezërve dhe motrave të mia shqiptare. Po ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë, zemrën dhe shpirtin, sepse shumë vajza dhe djem në botë po rriten me dhimbjen që unë jam rritur. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë”, u shpreh ai  mes lotësh. Shumë personazhe të njohur e kanë duartrokitur dhe mbështetur Marion pas këtij rrëfimi. Njëra prej tyre është edhe Oriola Marashi, e cila përmes një postimi të fotos së Marios në Instastory, shkruan se është krenare për të. 

“çdo njeri duhet ta pranojë veten, kjo është e vetmja mënyrë për të qenë i lirë. Faleminderit Mario per mesazhin që iu jep shqiptarëve pavarësisht se është shumë e vështirë të ndryshosh një mentalitet të ndryshkur me vite, por ndryshimi fillon nga vetja, nëse ti nuk e pranon veten dhe mënyrën si të ka fal Zoti, askush nuk do ta bëjë. Prandaj do doja t’iu thoja të gjithëve kurrë mos u dorëzoni dhe mos bini pre e opinioneve shqiptare, vazhdoni bëni tuajën dhe puna do t’iu coj aty ku e meritoni! Duajini të gjithë dhe mos diskriminoni askënd, sepse nuk jemi askush për ta bërë. Thjesht pranimi është mesazhi më i mirë që mund të japim. Krenare për ty Mario!”, ka shkruar Oriola, duke dhënë një mesazh për të gjithë.

jola.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041129589080811