INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Me lot në sy?’’, Mos Julia Fox sapo konfirmoi ndarjen nga Kanye West, i cili mendjen e ka te Kim akoma!

‘’Me lot në sy?’’, Mos Julia Fox sapo konfirmoi ndarjen nga Kanye West, i cili mendjen e ka te Kim akoma!

Publikuar më: 21:29 14-02-2022

Pas ndarjes përfundimtare nga Kim Kardashian, e cila po shijon lidhjen me Pete Davidson, Kanye West nisi një romancë dashurie me Julia Fox.

Çifti u paraqitën së bashku në tepih të kuq në Francë ndërsa realizuan disa sete fotografish ku shfaqeshin shumë intim me njëri-tjetrin.

Por duket se lidhja ka përfunduar, pasi Kanye mendjen e ka akoma te Kim, të cilën po e thumbon vazhdimisht.

Dyshimet për ndarjen e Julia dhe Kanye filluan pasi ky i fundit u fotografua me një vajzë që ngjante me Kimin.

Ndërkohë, së fundmi u përfol se Fox ishte duke qarë për ndarjen nga Kanye, duke iu referuar disa fotove të saj teksa udhëtonte në aeroport. Mirëpo ajo ka reaguar lidhur me këtë konstatim, duke ironizuar artikujt, e duke theksuar se nuk ishte duke qarë.

Ajo që u vu re ishte se në reagim, ajo në asnjë moment nuk e mohoi ndarjen nga artisti, duke na nënkuptuar konfirmimin e lajmit.

“ ‘Me lot në sy?!” Unë nuk kam qarë që nga viti 1997 dhe nuk do të qaja KURRË specifikisht për këtë gjë! Në fakt, kam qenë duke qeshur më shumë se kurrë këto kohë.

Të vetmit meshkuj që më interesojnë janë djali dhe babai im.”- shkroi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0041160583496094